Vuan nga Hemipareza. Ka nevojë për fizioterapi.
Shqipëri
World Vision starton programin “Tungjatjeta". Ky program ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat e thella të vendit, në banesat e tyre.
Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime.
Arsyet janë të shumta: pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit apo mentaliteti.
Ne duam t'u themi sot Tungjatjeta!
Tu-ngjat-jeta, për një fëmijëri me dinjitet!
Një ekip ekspertësh udhëton drejt fshatrave më të thellë të Librazhdit dhe viziton në çdo shtëpi fëmijët me Aftësi të Kufizuara, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim bazë. Pasi vlerëson gjendjen e fëmijëve, ky ekip harton plane individuale zhvillimi për secilin prej tyre dhe i ndjek ato hap pas hapi.
Tungjatjeta, përmes njësisë lëvizëse ofron mbështetje psikosociale edhe për familjarët e fëmijës me Aftësi të Kufizuar dhe konsultime për anëtarët e komunitetit ku fëmija jeton.
...përbëhet nga:
Terapi të specializuar në shtëpi, 1-2 herë në javë sipas nevojës së fëmijës: Fizioterapi / logopedi / psikoterapi
Një plan zhvillimi personal për fëmijën dhe familjen e tij
Përfshirje në aktivitete sociale, pranë Qendrës Komunitare një here në muaj
Paketa ushqimore mujore
Në rrethin e Librazhdit janë identifikuar 470 fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Shumë prej tyre nuk marrin asnjë shërbim dhe jetojnë të izoluar.
Familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike, banesat e tyre janë larg qendrave që ofrojnë shërbime dhe nuk mund të sigurojnë transport.
Ti mund të ndihmosh që këta fëmijë të jenë pjesë e shërbimeve Tungjatjeta!